×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes edhe një kosovar në Gjermani, trupi i tij i pajetë u gjend në liqen

    Reporteri
    08 Qershor 2019 | 15:23

    Para 5 ditësh në Gjermani një i ri nga Kosova ka rënë në ujë duke luajtur futboll.


    Argjend Çitaku nga fshati Çitak i komunës së Skenderajit, para pesë ditësh duke luajtur futboll, pasi topi i kishte rënë në ujë, kishte kërcyer për ta kapur dhe nga ai moment ka qenë i zhdukur.

    Ndërkohë që dje është gjetur trupi i pajetë i tij.

    Varrimi i tij do të bëhet sot në ora 17:00 në varrezat e fshatit Çitak.

    Kujtojmë se disa javë më parë në mënyrë të ngjashme kishte humbur jetën edhe 4-vjeçari kosovar me banim në Möriken-Ëildegg AG të Zvicrës, i cili u gjet  i mbytur në një hidrocentral të zonës.

    Ndërkohë, vetëm dy ditë më parë një djalë i ri 26 vjeç me origjinë nga Kosova ka vdekur po ashtu tragjikisht në Gjermani. Viktima Arif Zekaj me prejardhje nga Jabllanica ndërroi jetë pas një aksidenti në trafik. /Reporteri.net

    26 vjeçari nga Kosova vdes në aksident trafiku në Gjermani

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!