Ka vdekur edhe personi i dytë i lënduar nga aksidenti i së dielës në fshatin Bajqinë të Podujevës.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se bëhet fjalë për një të ri Ç.G. 18-vjeçar.
“Sot rreth orës 16:30 jemi njoftuar nga QKUK, se ka ndërruar jetë personi i cili është lënduar në aksidentin që ka ndodhur me datën 28 prill 2019 në fshatin Bajqinë të Podujevës. Bëhet fjalë për viktimën mashkull Ç.G. 18 vjeç”, ka deklaruar Ahmeti për Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.