×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes gruaja që u aksidentua para 5 ditësh në Prizren

    Reporteri
    22 Korrik 2021 | 9:12
    Foto Ilustrim

    Një femër ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi ditë më parë në fshatin Serbicë të Prizrenit.


    “Sot me datë 21.07.2021 rreth orës 09:55 është pranuar informata se e lënduara nga aksidenti i trafikut që ishte duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

    Aksidenti kishte ndodhur me datën 18 korrik të këtij muaji.

    “Fsh. Serbicë, Prizren, 18.07.2021 – 13:38. Tre (3) vetura me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku mes veti. Deri te aksidenti kishte ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat e involvuara, si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kishte humbur kontrollin dhe kishte goditur dy veturat tjera. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 9 persona (2 nga ta lëndime të rënda). Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!