×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Vdes Haxhi Thaçi, babai i Hashim Thaçit

    Reporteri
    16 Mars 2025 | 22:52

    Ka vdekur Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi.

    Haxhi Thaçi ka vdekur sonte. Ai ishte duke u trajtuar në Klinikën Interne në QKUK prej disa javësh pasi gjendja e tij ishte e rënduar.

    Kujtojmë se Hashim Thaçi, para tre dite ishte lejuar nga Gjykata Speciale për ta vizituar babanë e tij që ishte i shtrirë në QKUK.

    Ai për disa orë kishte qëndruar me prindërit e tij në klinikë.

    Deri tek Klinika Interne ish-presidenti ishte sjell nga një eskortë e veturave të EULEX-it dhe numër të madh të policëve.

    Arritje e Thaçit në Kosovë u prit me entuziazëm të madh nga qytetarët.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!