Sot në orët e pasdites ka ndërruar jetë hoxha kosovar nga Bellanica, Mulla Idriz ef. Sertolli. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me 01.04.2021 e enjte në ora 17:00 në vendlindjen e tij në Bellanicë.
Namazi i xhenazes falet te xhamia e Bellanicës. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës përmes një postimi në Facebook.
“Allahu e mëshiroftë dhe me xhennetin Firdeus e gradoftë. Idriz Sertolli u lind me 19.12.1954 në fsh. Bellanicë. Shkollën f.e kreu në Bajë të Malishevës ndërsa te mesmen për dy vite e kreu në Medresenë ” Alaudin” në Prishtinë dhe dy vite të tjera i kreu në Medresenë e Mesme Fetare ( Medresetu Thanevijetu Dinije) në Bagdat të Irakut. Studimet universitare i vijoj në Universitetin e Bagdatit, Fakulteti Kulijetul- Adab, dega e gjuhës arabe.
Pas përfundimit te studimeve 1982-1991 punoi imam në Xhamin e Bllacës, 1991-2000 imam në xhamin e Piranës, 2000-2020imam ne xhamin”Mesxhid” në Prizren, 2020-2021 imam në xhamin e Ratkocit Rahovec. Vdiq me 31.03.2021 në Prizren”, thuhet në njoftimin e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.