×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes ish-asamblistja e PDK-së në Gjilan, dyshohet se ra nga kati i pestë

    Reporteri
    21 Korrik 2021 | 11:42

    Sot ka ndodhur një ngjarje e rëndë në qytetin e Gjilanit, ku një grua ka vdekur pasi dyshohet se ka rënë nga kati i pestë i banesës.


    Mediat lokale në Gjilan raportojnë se bëhet fjalë për Arzie Nuhiun, ish-asambliste e PDK-së në Gjilan.

    Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për Reporteri.net.

    Rasti tragjik dyshohet se ka ndodhur sot rreth orës 05:00 të mëngjesit.

    Viktima ishte rreth 44-vjeçare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!