×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes ish-kryetari i Rahovecit, Qazim Qeska

    Reporteri
    24 Shkurt 2024 | 13:58

    Ka vdekur ish-kryetari i Rahovecit, Qazim Qeska. Lajmin e ka dhënë kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se Qeska ishte ndër themeluesit e PDK-së në Rahovec.

    Postimi i tij:

    Me dhembje të madhe mora lajmin e hidhur për vdekjen e mikut dhe bashkëpunëtorit, Qazim Qeska, i cili ishte një ndër themeluesit e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Rahovec.

    Si person me vlera të larta njerëzore e profesionale, atë e karakterizonte korrektësia dhe përkushtimi në secilën pozitë që e ushtroi – si Kryetar i Komunës së Rahovecit vite më parë, Kryetar i Degës së PDK-së në Rahovec dhe si jurist e avokat me integritet.

    Në emrin tim dhe të PDK-së shpreh ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Qazim Qeskës.

    I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!