×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes ish-ushtari i UÇK-së

    Reporteri
    15 Shkurt 2021 | 20:03

    Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadik Makolli, ka vdekur sot.


    Lajmin e ka bërë të ditur kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Klinaku ka thënë se Sadiku i takonte organizimeve të herëshme ilegale të viteve 80’ dhe ishte po ashtu veprimtar i herëshëm i LPK-së, LKÇK-së, veteran i UÇK-së

    Ky është njoftimi tij i plotë:

    Me pikëllim të thellë njoftojmë se sot, me 15.02.2021, nga një sëmundje e shkurtër ndërroj jetë shoku ynë bashkëveprimtar, Sadik Makolli.

    Sadiku, i takonte organizimeve të hershme ilegale te viteve 80, veprimtar i hershëm i LPK-së, LKÇK-së, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves, dhe dikur në OVL UÇK ishte kryetar i degës së Artanës dhe i Këshillit Drejtues në qendër.

    I qoftë i lehtë dheu mbi varr!

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!