Ka vdekur në moshë mjaft të re, Lendita Xhemajli Fejzullahu.
E ndjera kishte qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa pas lufte kishte veshur edhe uniformën e FSK-së.
Ajo kishte kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa ishte nënshtruar edhe disa operimeve në shtetin e Turqisë.
Ish luftëtarja e UÇK-së nga fshati Izbicë ka qenë e martuar poashtu me një ushtar nga Bajgora e Mitrovicës, Hasim Fejzullahu, me të cilin kanë edhe një fëmijë.
Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë bashkëshorti i tij përmes një postimi.
Postimi i plotë:
Sot me daten 13.08.2022 ndrroj jet bashkshortja ime Lendita Fejzullahu Xhemajli.
Pas nje semundje te rende, ishalla na takon Zoti ne Xhenet
Per varrim ju njoftojm me kohe
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.