×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes Isuf Kadriu, korrespondent i Radios Evropa e Lirë në Shkup

    Reporteri
    23 Qershor 2024 | 18:44

    Isuf Kadriu, korrespondent i Radios Evropa e Lirë në Shkup, ka vdekur papritur të dielën në moshën 52-vjeçare.

    Kadriu ka raportuar për REL-in prej Shkupit prej vitit 2002 dhe është një nga emrat me të shquar në redaksinë e Radios Evropa e Lirë.

    Ai ka qenë edhe zëvendës-kryeredaktor në mediumin Alsat në Maqedoni të Veriut.

    Ai ka lënë mbrapa vetes gruan dhe tre fëmijë, por dhe një trashëgimi të pashlyeshme me punën e tij në REL.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!