×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes kosovari në Gjermani, ishte infektuar me Coronavirus

    Reporteri
    06 Maj 2020 | 23:30

    Një kosovar në Gjermani ka vdekur pasi kishte qenë i infektuar me koronavirus.


    Lajmin e trishtë e ka dhënë  kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, shkruan Reporteri.net.

    Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimës.

    I ndjeri është nga fshati Gadish i Gjilanit.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    #Dita55 me një lajm të trishtë për Gjilanin. Me pikëllim të thellë, ju njoftoj se ka ndërruar jetë bashkëqytetari ynë në Gjermani, Myshyr Shabani, nga fshati Gadish, i cili kishte dalë pozitiv me #Covid19. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, fshatit dhe të gjithë qytetarëve.

    Lajmi i mirë është se kemi filluar me lehtësimet në ekonomi, përkatësisht me lejimin e operimit të bizneseve të vogla në qytet, por lajmi i keq është që të njejtat biznese janë ndaluar të operojnë në qendrat tregtare.

    Sa i përket situatës në përgjithësi, mund të konstatojmë se është e qetë dhe s’ka arsye

    për kurrëfar paniku. Por, apeloj që të vazhdojmë të qarkullojmë në qytet në bazë të orarit të lejuar, duke i ndërmarrë masat preventive. Siҫ e kam paralajmëruar ditë më parë, Gjilani do të bëhet komuna e parë që e ul infeksionin në pikën zero!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!