×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes mjeku Mentor Salihi, ishte në autoambulancën që u aksidentua pak ditë më parë

    Reporteri
    05 Korrik 2022 | 20:07

    Si pasojë e lëndimeve të marra, sot ka ndërruar jetë mjeku i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, Mentor Salihi, i cili ishte brenda autoambulancës që u aksidentua më 30 qershor në Gjakovë.

    Në të njëjtin aksident, i vdekur kishte mbetur edhe drejtuesi i autoambulancës, Skofiar Gjini.

    Lajmin për vdekjen e Salihit e kanë konfirmuar nëpërmjet rrjeteve sociale miq e të afërm të tij.

    Njëri prej të afërmve të tij ka shkruar se Salihi është “mjeku që para disa ditësh, duke dashur ta shpëtojë jetën e tjetrit, u aksidentua dhe sot kaloi në amshim”

    Aksidenti i rëndë kishte ndodhur në lagjen Dardania (Piskotë), mes autoambulancës dhe një veture te tipit Golf.

    Në mjetin e ambulances kanë qenë vozitësi Skofiar Gjini, i cili ka ndërruar jetë, doktori Mentor Salihu, infermieri Faton Brahimaj dhe pacienti Zef Dula.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!