22 vjeçarja nga Kosova, Alba Kryeziu ka ndërruar jetë në Gjermani.
Ajo ishte vajza e Fadil Kryeziut, themeluesit te degës dhe ish zyrtarit të lartë të LDK-së në Prizren, njëherit drejtues i IRSHP që këtyre ditëve është ne ballë të luftës me pandeminë Covid-19.
Ngushëllime për vdekjen e saj ka shprehur edhe ministri i Mbrojtjes, Anton Quni. Ai ka thënë se kjo është një vdekje e trishtë, shkruan Reporteri.
Njoftimi i plotë:
Me pikellim te thelle morem lajmin se eshte ndare nga jeta, ne moshen 22 vjeçe, Alba Kryeziu, vajza e Fadil Kryeziut, themeluesit te deges dhe ish zyrtarit te larte te LDK-se ne Prizren, njeherit drejtues i IRSHP qe ketyre diteve eshte ne balle te luftes me pandemine Covid-19.
Alba ishte studente ne Gjermani dhe trupi i saj pritet te mberrij sot per tu varrosur ne vendlindje.
Te gjitha vdekjet jane te trishta, por nje vdekje si kjo rendon trishtimin e dhimbjen deri ne limitet e tyre.
Humbja e Albes eshte humbje e madhe, jo vetem per familjen e shoqerine, por edhe per Prizrenin e gjithe Kosoven.
Me lutje drejtuar Zotit qe, prinderve dhe familjes tua lehtesoj dhimbjen, dhe qe shpirti i Albes te prehet i qete ne boten e pertejme, dega jone i shprehe ngushellimet me te sinqerta, familjes Kryeziu.
Bashkendjejme me ju!
Dega e LDK-së Prizren,
Kryetar,
Anton Quni