Ka vdekur zyrtari policor nga Vushtrria, Milaim Fejzullahu. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë ditur familjarët e tij.
“Varrimi do të bëhet të dielen me datën 14.01.2024 në varrezat e fshatit Shallc, Vushtrri në ora 15:00 me Ikindi”, kanë njoftuar familjarët.
Milaim Fejzullahu gjatë luftës së UÇK-së, ishte angazhuar në organizimin dhe themelimin e njësitit të UÇK -së, në Shallc të Vushtrrisë, ku edhe emërohet komandant i këtij njësiti, të brigadës 142 – Zosh, e më vonë edhe pjestar i PU të brigadës 142.
Derisa edhe dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Vushtrri iu shprehu ngushëllime familjarëve. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.