Ka vdekur një person në QKUK, pasi i njëjti ishte aksidentuar javë më parë në fshatin Sfaraqak të Vushtrrisë.
Në raportin e Policisë, bëhet e ditur se i dyshuari për aksident gjendet në arrest shtëpiak, raporton gazeta online Reporteri.net.
Kurse trupi i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.
“Fsh. Sfaraqak, Vushtrri 19.10.2024 – 16:03. Me 06.11.2024 është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, si pasojë e aksident trafiku, ka ndërruar jetë. Vdekje e të tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. I dyshuari gjendet në arrest shtëpiak. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.