×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes në Spitalin e Pejës një i burgosur

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 11:51
    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 08:50 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet M.S, viti i lindjes 1941.

    I burgosuri, që nga pranimi, në vitin 2007, ka qenë nën kujdesin mjekësor të burgut dhe të konsultantëve mjekësor specialist, shkruan Reporteri.net.
    I njëjti për shkak të sëmundjeve kronike si; insuficiencë e zemrës, mushkërive dhe diabet ka qenë i shtrirë në Stacionarin e Burgut.
    “Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, me 12.03.2021, është referuar në SP të Pejës. Që nga ajo kohë është trajtuar në këtë institucion në mënyrë të vazhdueshme nga kardiologët, pulmologët dhe specialistët e tjerë”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.
    “Për shkak të moshës dhe sëmundjeve kronike nuk ka arritur që të tejkaloj këtë gjendje dhe si pasojë, përkundër kujdesit të shtuar të stafit mjekësor të SP të Pejës, ka ndërruar jetë. Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!