×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes në Turqi, 19 vjeçari Ilir Behluli, nuk arriti t’i mbijetojë sëmundjes

    Reporteri
    31 Tetor 2020 | 13:49

    Gjatë ditës së sotme ka ndërruar,  jetë i riu kosovar Ilir Behluli, shkruan Reporteri.


    Ilir Behluli nga komuna e Gjilanit, i diagnostikuar me Leukemi Akute, në kohë rekord ishte nisur për kurim jashtë vendit.

    Për shërimin e tij kishin kontribuar edhe shumë qytetarë të cilët kishin dhuruar mjete financiare.

    Gjithsej 130 mijë euro ishin mbledhur për kurimin e Ilirit. Por sot, u dha lajmi i keq se Iliri nuk arriti ta mposht sëmundjen e cila i mori jetën.

    Lajmin e kanë bërë të ditur vetë familjarët në rrjetet sociale.

    Ata kanë falënderuar të gjithë që e deshën dhe përgjatë kësaj kohe e ndihmuan Ilirin/Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!