×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes nëna e Kadri Veselit

    Reporteri
    07 Janar 2022 | 10:52

    Ka vdekur në moshën 93-vjeçare Ajshe Veseli, nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

    Ajo do të varroset sot në fshatin Broboniq të Mitrovicës. Lajmi është bërë i ditur nga një familjar i Veselit.

    Ndërkohë me 7 korrik të vitit të kaluar ka vdekur edhe Fazli Veseli, babai i Kadri Veselit.

    Kadri Veseli është duke u mbajtur në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, nën dyshimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

    Njoftimi i plotë:

    Të dashur familjarë e miq,

    Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se sot, në moshën 93 vjeçare, ndërroi jetë nëna, gjyshja jonë Ajshe Veseli.

    Varrimi bëhet sot, në orën 14:30, në Broboniq të Mitrovicës.

    Falënderojmë të gjithë qytetarët për ngushëllimet dhe ndarjen e dhimbjes me ne!

    Familja Veseli

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!