Koronavirusi i ka marrë jetën në SHBA publicistit të njohur shqiptar, Ilir Hashorva. Lajmi bëhet i ditur nga familjarët e tij, të cilët kanë shkruar mesazhe ngushëllimi.
Hashorva jetonte prej disa vitesh në Nee York, por pavarësisht kësaj kishte bashkëpunime me shumë shumë gazetave shqiptare,me disa shkrime. Ai shqyhej për trajtimin e temave të ndryshme socio-politike dhe çështjen kombëtare.
Ai ka botuar librat “Gandi – jeta”, “Gandi – filozofia dhe feja, Gandizmi” dhe “Analiza e komente për Gandin dhe Gandizmin”, përkthimin “8 orë nga Anglia” të autorit britanik Anthony Quale – një dëshmi historike e ndodhive të Luftës së Dytë Botërore, hedhur në botim nga autori menjëherë pas fitores të koalicionit antifashist, me dëshmi autentike dhe të pandikuara nga ngjarje të tjera të mëvonshme, si dhe një sërë përkthimesh të tjera.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.