Referentja në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Sofe Braçaj ka ndërruar jetë.
Për vdekjen e saj ka njoftuar edhe Gjykata përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Në media raportohet se e njëjta ka vdekur nga koronavirusi.
Njoftimi i plotë:
E nderuara familje Baqaj,
I nderuar staf i Gjykatës Themelore në Gjakovë.
Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjares tuaj dhe referentes në Gjykatën Themelore në Gjakovë.
Kryetari i Gjykatës z.Nikoll Komani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë.
Prehu në paqe!
Me respekt!
Gjykata Themelore Gjakovë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.