×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një 18 vjeçar nga Prizreni në rrethana të pasqaruara

    Reporteri
    02 Mars 2020 | 10:00

    Vdes 18-vjeçari nga Prizreni, policia po e heton rastin


    Gjatë ditës së djeshme në fshatin Medvec të komunës së Prizrenit një person i moshës rreth 18-vjecare është gjetur pa shenja jete. Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së këtij të riu.

    “Fsh. Medvec, Prizren 01.03.2020 – 10:30. Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar 18 vjeç është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal në Prizren”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Ndërkohë, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes sipas mjekëve viktima nuk duket se ka shenja dhune.

    Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!