Një 69 vjeçar nga komuna e Sukarekës i prekur me coronavirus ka vdekur mbrëmë në Klinikën Infektive në QKUK. Lajmi bëhet i ditur në raportin 24 orësh të klinikës.
Sipas raportit i nderi kishte pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Kjo është viktima e 9-të nga koronavirusi në Kosovë.
Raporti:
Sipas raportit 24 orësh, në Klinikën Infektive po trajtohen 53 raste pozitiv me Covid-19, kurse janë shëruar 3 pacientë.
Gndja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon:
39 raste janë në gjendje stabile, 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në mjekimin intensiv të klinikës janë 3 pacientë në gjendje kritike, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe dy pacientë janë në ventilim mekanik.
Në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive, mbrëmë pas mesnatës ka ndërruar jetë pacienti 69 vjeçar nga komuna e Sukarekës, i cili ishte pranuar me 10/04/2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe probleme kardiake. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.