Vdes një foshnje pesëmuajshe në QKUK, rasti nën hetime

Qendra Klinike Universitare e Kosovës. Fotografi nga arkivi.

Një foshnje pesëmuajshe, ka ndërruar jetë të shtunën në QKUK, nga Mitrovica.

Policia e Kosovës, bënë të ditur se foshnja kishte qenë në trajtim mjekësorë.

“Gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë viktima/fëmija 5 muajshe, femër shtetase e Shqipërisë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

PK, bënë të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.