×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një grua në Deçan, familjarët akuzojnë mjekët për mostrajtim të duhur

    Reporteri
    09 Prill 2021 | 10:04

    Një grua është dërguar pa shenja jetë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan. Rasti është raportuar në Polici nga familjarët.


    Sipas familjarëve, e njëjta s’ka pranuar tretmanin e duhur mjekësor nga e njëjta qendër.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    “Është raportuar se viktima femër kosovare është dërguar pa shenja jete në QKMF, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Sipas familjarëve e njëjta nuk e ka pranuar tretmanin e duhur mjekësor nga e njëjta qendër. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!