×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një i burgosur në Dubravë

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 11:12

    Një person ka ndërruar jetë sot në burgun e Dubravës, shkruan Reporteri.net.


    Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

    Sipas njoftimit i burgosuri ka ndërruar jetë në njësinë Qendrore të Kujdesit Intenziv.

    “Me datë 09 maj 2019 rreth orës 08:50, sipas informatave nga QKUK, në njësinë Qendrore të Kujdesit Intenziv ka ndërruar jetë i burgosuri M.N, i lindur më 1956”.

    “I burgosuri ka qenë në mbajtje të dënimit në Dubravë dhe ka pasur Anaurismae Aorta Abdominalis (AAA)”, thuhet në komunikatën e dërguar nga SHKK.

    Trupi i të ndjerit  është dërguar për autopsi, për të verifikuar shkakun e vërtetë te vdekjes./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!