×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    Vdes një person që po mbahej i ndaluar në stacionin policor në Suharekë, IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë

    Reporteri
    04 Korrik 2025 | 13:41

    Inspektorati Policor i Kosovës  ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë, një rreshter dhe dy zyrtarë – të tre punonjës në punonjës në Stacionin Policor në Suharekë.

    IPK-ja ka njoftuar se kërkesa për suspendim të përkohshëm mbështetet në rrethanat e krijuara nga vdekja tragjike e një të ndaluari si i dyshuar për një rast të dhunës në familje e i cili sipas të dhënave dhe hetimeve preliminare, dyshohet se është vetë-ngulfatur brenda dhomës së ndalimit në stacion policor, thuhet në komunikatën e IPK-së.

    “Bazuar në pozitat dhe përgjegjësitë konkrete të zyrtarëve në fjalë, dhe nga veprimet e ndërmarra hetimore, në këtë fazë ekziston dyshimi i arsyeshëm se me veprimet apo mosveprimet e tyre nga zyrtarët policorë mund të ketë pasur neglizhencë të mundshme në përmbushjen e detyrave zyrtare, veçanërisht në aspektin e garantimit të sigurisë së personit të ndaluar”, thuhet në komunikatë. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!