×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një shtetas i Shqipërisë në Kosovë, ishte duke punuar në një shtëpi private

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 10:13

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për një lëndim të rëndë trupor.


    Një shtetas i Shqipërisë derisa ishte duke punuar në jë shtëpi private është rrëzuar, dhe si pasojë ka marrë lëndime trupore.

    Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ishte dërguar në QKUK i cili rreth orës 21: 00 ka ndërruar jetë.

    Njoftimi i policisë:

    “LËNDIM I RËNDË TRUPOR

    Fsh. Isniq, Deçan 29.09.2020 – 11:00. Është raportuar se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë derisa kishte qenë duke punuar në një shtëpi private dyshohet se ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime trupore.

    Viktimës ndihma e parë mjekësore iu ka dhëne në Spitalin Rajonal në Pejë, pastaj për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore ishte dërguar në QKUK i cili rreth orës 21: 00 ka ndërruar jetë.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe inspektorët komunal, kurse trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!