×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një specialist i mjekësisë familjare në Ferizaj

    Reporteri
    14 Korrik 2022 | 21:00

    Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka njoftuar se sot ka vdekur specialisti i mjekësisë familjare në Ferizaj, Ylber Murati.

    Aliu ka thënë se Ferizaj dhe shëndetësia janë në zi sot, derisa u ka shprehur ngushëllime familjarëve e kolegëve të Muratit.

    Ai e ka vlerësuar me fjalët më të mira kontributin e doktorit tanimë të ndjerë.

    “Ferizaj dhe shëndetësia janë në zi. Nga ne u nda, duke na dhënë përgjithmonë lamtumirën, një kuadër i çmuar shëndetësor, i palodhur në misionin e tij fisnik e human, energjiplotë e pozitiv edhe në ditët kur sëmundja e sfidoi egërsisht, u nda nga ne prindi shembullor e qytetari i dalluar ferizajas, urtaku që bardhësinë e shpirtit e shkriu në veprën e tij humane. Sot, Ferizaj është më i varfër, pa mjekun e dashur nga ferizajasit e më gjerë”, ka shkruar Aliu.

    Postimi i Aliut:

    TELEGRAM NGUSHËLLIMI

    Lajm i rëndë, nga ne u nda përgjithmonë, mjeku i dashur, specialisti i mjekësisë familjare, drejtuesi i qendrave shëndetësore, trajneri energjiplotë i shkencave mjekësore, bashkëqytetari ynë, Dr. Ylber Murati.

    Ferizaj dhe shëndetësia janë në zi. Nga ne u nda, duke na dhënë përgjithmonë lamtumirën, një kuadër i çmuar shëndetësor, i palodhur në misionin e tij fisnik e human, energjiplotë e pozitiv edhe në ditët kur sëmundja e sfidoi egërsisht, u nda nga ne prindi shembullor e qytetari i dalluar ferizajas, urtaku që bardhësinë e shpirtit e shkriu në veprën e tij humane. Sot, Ferizaj është më i varfër, pa mjekun e dashur nga ferizajasit e më gjerë.

    Lamtumirë miku im i çmuar, Dr. Ylber Murati!

    Ngushëllime të sinqerta familjes së respektuar Murati, kolegëve nga komuniteti shëndetësor, miqve e të njohurve të të ndjerit.

    U prehtë në paqe e parajsën e pakufishme, shpirti i tij i bardhë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!