×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes një zyrtar i LDK-së, Isa Mustafa i pikëlluar

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 16:23

    Ka ndërruar jetë zyrtari dhe veprimtari i LDK-së, Ukë Kalludra.


    Me këtë rast, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka ngushëlluar familjen Kalludra.

    Me rastin e ndarjes nga jeta, të veprimtarit Ukë Kalludra, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram ngushëllimi:

    “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të LDK-së, Ukë Kalludra.

    Veprimtaria e tij do të mbetet e pa harrueshme për Degën e Klinës dhe LDK-në.

    Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju shpreh ngushëllime familjes, miqve, kryetarit të Degës, z. Fadil Gashi, aktivistëve të LDK-së dhe gjithë qytetarëve të Klinës.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!