×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes personi i katërt nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

    Reporteri
    28 Mars 2020 | 16:14

    Sot është konfirmuar viktima e katërt e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.


    Sipas mediave atje, viktima është një grua 66 vjeçare nga Struga, Siç bëhet e ditur në anketën e epidemiologëve, familja e saj kishte qenë mysafir në Dibër, pak para se të shpallet gjendje krize dhe kishte pasur kontakt me një nga mjekët e infektuar atje. Edhe burri i saj ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

    “Përmes mjekut amë, pacientja kishte caktuar testim katër ditë më parë, por nuk ishte shtruar në spital. Ministria se do të hetojë nëse ka një lëshim mjekësor në këtë rast. Për shkak të përkeqësimit të menjëhershëm të gjendjes së pacientit, mjeku amë ka rekomanduar shtrimin në spital në repartin e Sëmundjeve Infektive në Spitalin e Ohrit. Ministria kërkon hetim të plotë të rastit për të përcaktuar nëse ka pasur lëshim mjekësor”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

    Gjatë 24 orëve të kaluara, janë regjistruar 22 raste të reja me koronavirus në këtë shtet. Nga të infektuarit e rinj nëntë janë nga Shkupi, tre nga Kumanova dhe Struga, dy nga Tetova, Prilepi dhe Dibra, si dhe një nga Manastiri.

    Të prekurit e fundit nga virusi në Maqedoni:

    Shkup – 9

    Kumanovë – 3

    Strugë – 3

    Tetovë – 2

    Prilep – 2

    Dibër – 2

    Manastir – 1

    Me rastet e reja, deri sot në ora 12, numri i përgjithshëm i të prekurve është 241, tre janë shëruar dhe 4 persona kanë vdekur. Pas rastit të djeshëm të infektimit me virus korona, në Klinikën e Kardiologjisë, i gjithë personeli është dërguar për testim dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!