Para pak javëve është aksidentuar një punëtor në vendin e punës në Obiliq. I njëjti është trajtuar për disa jave në QKUK, por nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve. Ai ka vdekur gjatë ditës së djeshme.
Punëtori ishte rrëzuar me datë 29 prill të këtij viti derisa ishte duke punuar në një shtëpi.
“Obiliq 29.04.2019-15:00. Nga klinika Intensive në QKUK, raportohet se ka ndërruar jetë viktima mashkull K/ Shqiptar i cili me datën e lartcekur ishte rrëzuar derisa kishte qenë duke punuar në një shtëpi. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.
Organet e hetuesisë kanë hapur rast hetimorë për ‘asgjësim apo dëmtim, largim i pajisjeve mbrojtëse, rrezik i sigurisë në vendin e punës’. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.