Ka ndërruar jetë 10-vjeçarja nga Mitrovica, Fatime Ademi disa ditë pasi i ishte nënshtruar një operacioni në Turqi.
Familjarët e 10-vjeçares kishin kërkuar ndihmë financiare nga qytetarët për shërimin e vajzës së tyre.
10-vjeçarja kishte pasur një ndërhyrje kirurgjikale në zemër para disa jave, por gjendja e saj është përkeqësuar dhe i ishte nënshtruar edhe një operacioni tjetër, të cilit nuk arriti t’i mbijetojë, shkruan Reporteri.
Qytetarët e Kosovës ishin angazhuar në mënyrë masive për t’ia siguruar shumën prej 100 mijë euro, për të cilën vogëlushja Fatime kishte nevojë, për t’iu nënshtruar operacioneve.
Përkundër kësaj, ajo sot humbi betejën me sëmundjen. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.