Vdiq profesori Masar Shporta, në moshën 94-vjeçare

Profesori Masar Shporta, ka vdekur sot në moshën 94-vjeçare.

Një luftëtar i madh për të drejtën e arsimimit në shqip, Shporta ishte pjesëtar i brezit të parë të gjimnazistëve që kryen gjimnazin në gjuhën shqipe.

Ai u lind më 15 nëntor 1928 në Prizren, ndërkohë që më 1954 përfundoi fakultetin në shkencat e matematikës në Beograd.

Për shkak të aktivitetit të tij, ai u ndoq e u dënua disa herë me burgim nga sistemi i kohës.

Varrimi i tij do të bëhet të premten në orën 14:00, në varrezat e Prizrenit.