Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thirrur një takim me krerë të partive politike për të diskutuar rreth rinisjes së dialogut Kosovë-Serbi.
Por, kësaj thirrjeje, nuk iu përgjigjen të gjithë. Janë vetëm VV e PDK që kundërshtuan takimin dhe e bojkotuan, shkruan Reporteri.net.
Ndërkohë, në këto momente, në zyrën e kryeministrit Hoti ka hyrë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe përfaqësues të partive NISMA e AKR. Po ashtu, në takim janë edhe përfaqësues të partive minoritare.
Hoti ka thënë dje se ky takim ka të bëjë me diskutimin për krijimin e delegacionit shtetëror që do të paraqitet në Washington më 27 qershor. Ai tha se duhet të përfshihen edhe opozita për të garantuar një unitet politik.
Ai shtoi se nuk shkon në takimin e 27 qershorit në Ëashington për të rënë ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe qëndrimin politik të LDK-së. Kryeministri ka thënë se është i mandatuar për të dialogur vetëm për njohje reciproke, e jo për shkëmbime territorial.
“Unë kam mandat të plotë për të diskutuar për njohjen reciproke, nuk kam mandat për të diskutuar për shkëmbime territoriale. Nuk shkoj atje për të hapur tema që bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe as qëndrimin tonë politik. Negociatat tash duhet të kulmojnë me njohje reciproke, ky është mandati im”, ka thënë Hoti.
Ndryshe, nga opozita ka pasur refuzim për përfshirje në diskutimet përgatitore për dialog. Ata po e akuzojnë Hotin se po bëhet pjesë e planit të presidentit Hashim Thaçi./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.