×
  • Lajme
  • Lajme

    Vehbi Kajtazi: Djali i axhës së Xhelal Sveçlës është në burg në Maqedoni për drogë

    Reporteri
    11 Shkurt 2021 | 10:00

    Gazetari Vehbi Kajtazi ka përmendur disa raste ku janë akuzuar familjarë të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje që janë përfshirë në skandale me drogë.


    Kajtazi, ka përmendur rastin që familjarëve e kandidates për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Nazlie Balaj, kanë laborator të drogës në shtëpinë e tyre, shkruan Gazeta Insajderi.

    Po ashtu, Kajtazi i ftuar në “Debat Plus” ka treguar edhe për një rast të familjarit të Xhelal Sveçlës, i cili është në burg në Maqedoninë e Veriut për drogë.

    Për këto raste Kajatazi ka thënë se këto raste nuk përmenden askush.

    “Ne e dimë që eksponent të VV-së janë të implikum në vepra të paligjshme dhe ne e kemi gjyku të gjithë përfshirë edhe Vetëvendosjen shumë ashpër shoferin Gani Thaçit, i cili u gjend në veturën e nj turku që u gjend me drogë, kaq është historia dhe kurrë nuk është gjykuar me kriteret të njëjta që familjarët e zyrtarëve të lartë të Vetëvendosjes kanë laborator droge në shtëpi dhe kurrë nuk ka fol kërkush që djali i axhës të Xhelal Sfeçlës i cili ka qenë i punësuar në Komunë të Prishtinës si inspektor është në burg në Maqedoni për drogë dhe kurrë këto çështje nuk janë matur me kriterin e njëjtë”, ka thënë Kajtazi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!