×
  • Lajme
  • Lajme

    Vela: Me 40% të votave një parti mund të fitojë 50 deputetë në Kuvendin e Kosovës

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 15:51

    Analisti Blerim Vela ka thënë se sipas sistemit tonë zgjedhor nëse një parti apo koalicion fiton 40% te votave, atëherë ajo ka shanse të mira që të sigurojë 50 deputetë në Kuvendin e Kosovës.


    Sipas Velës shanset janë të mira që kjo të ndodhë në rast se ndodhin edhe tri opsionet e mëposhtme:

    – nese partia ose koalicioni qe ze vendin e dyte merr 18% apo 22 deputete;
    – nese partia qe ze vendin e trete merr 15% apo 19 deputete, dhe
    – nese partia qe ze vendin e katert merr 7% apo 9 deputete.

    Postimi i plotë:

    A mjaftojne 40% te votave per te siguruar 50 deputete ne Kuvendin e Kosoves?

    Sipas sistemit zgjedhor te Kosoves, nese nje parti ose koalicion fiton 40% te votave, ajo ka shansa te mira qe te siguroj 50 nga 100 deputete:
    – nese partia ose koalicioni qe ze vendin e dyte merr 18% apo 22 deputete;
    – nese partia qe ze vendin e trete merr 15% apo 19 deputete, dhe
    – nese partia qe ze vendin e katert merr 7% apo 9 deputete.

    Pra, te thuhet se 40% e votave nuk kryejne pune ne sistemin tone zgjedhor eshte thjeshte e pavertete.

    E gjitha do te varet se sa parti nuk e kalojne pragun dhe sa koalicione parazgjedhore do te formohen ne prag te zgjedhjeve te reja. E aktgjykimet e Gjykates Kushtetuese nga viti 2014 po shtyejne partite me teper kah koalicionet parazgjedhore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!