Këshilltari i presidentes, Blerim Vela, ka thënë se Serbia po shkel përsëri Marrëveshjen e Brukselit të dakorduar në mes të Kosovës dhe Serbisë.
E ashtuquajtura “Zyra për Kosovë” në Serbi po hap gjashtë zyra të reja për të rinjtë në territorin e Republikës së Kosovës. Për këtë kanë shkruar edhe mediat serbe, ndërsa kjo ka ngjallur reagimin e Velës. Ai thotë se Serbia ka premtuar të mbyllë të gjitha institucionet paralele në Kosovë.
“Ministri i qeverisë së Serbisë dhe Petkoviç “u dakorduan” sot për hapjen e institucioneve të reja ilegale në Kosovë. Kjo është një tjetër shkelje e marrëveshjes së Brukselit., e cila në fakt do të rezultojë në shpërbërjen gjithçka të paligjshme në Kosovë”, ka shkruar ai në Twitter.
Ai shton se Serbia po vepron kështu për të mos zbatuar marrëveshjen.
“Serbia po vepron me keqbesim për të penguar zbatimin e marrëveshjes”, shton ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.