Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, i është kundërpërgjigjur deklaratës së Avdullah Hotit, i cili pak më herët i reagoi Vjosa Osmanit, shkruan Reporteri.net.
Hoti derisa e ka vlerësuar Osmanin si politikane të papërgjegjshme, e ka pyetur atë se “Si mund të cenohet rendi kushtetues i Kosovës nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë”.
“Rendi kushtetues nuk është cenuar nga Zyra Ovale por nga politikanë të papërgjegjshëm si Hoti. Nga kryeministri jokushtetues i Kosovës nuk mund të presim respektim te Kushtetutës dhe të drejtës së patjetërsueshme të Kosovës për të qenë pjesë e organizatave ndërkombëtare”, shkroi Vela në Twitter.
Osmani tha në fjalimin e saj në Kuvendin e Kosovës se pranimi i moratoriumit në Washington, i nënshkruar nga Avdullah Hoti atëkohë kryeministër, ka cenuar rendin kushtetues të Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.