×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliu: Oferta e re e VV-së jo serioze, nuk mund të na nxjerrë prej situatës

    Reporteri
    14 Janar 2020 | 15:48

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka folur për ofertën e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar partisë së tij LDK-së.


    Veliu në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se në këtë ofertë nuk ka diçka të re dhe serioze që do të mund ta zgjidhte situatën drejt një marrëveshje përfundimtare.

    “Unë po flas personalisht nuk është diçka serioze. Jemi duke e shqyrtuar për mundësi të reja, megjithatë nuk ka diçka të re. Nuk ka diçka serioze aty që mund të na nxjerrë prej situatës”, tha Veliu.

    Megjithatë sipas tij, kjo ofertë duhet të shqyrtohet brenda organeve të LDK-së.

    Për këtë çështje Reporteri.net ka folur me Besa Gaxherrin poashtu nga LDK e cila ka thënë se nuk është në dijeni për ofertën, dhe se sipas saj nëse është e vërtetë që VV ka kërkuar rritjen e ministrive për këtë duhet të flasin krerët e dy partive Kurti e Mustafa, por personalisht mendon se ky premtim nuk do të duhej të thyhej.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!