×
  • Lajme
  • Lajme

    Vëllai i dëshmorit i ankohet Kurtit për gjendjen e varrezave, ia kujton frazën “ju edhe në tendera të deshmorëve vidhni”

    Reporteri
    18 Prill 2021 | 10:46

    Kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë sot homazhe te varrezat e dëshmorëve në Velani, raporton Express


    Aty, një qytetar i cili është vëllai i një prej dëshmorëve në Velani, i është drejtuar Kurtit me fjalët që kishte thënë dikur për përmendoret e dëshmorëve.

    “Dy llafe i kom. Ju kam pritë qe 16 vjet. Të vetmit që e kanë kry obligimin, po i citoj fjalët tuaja, janë dëshmorë, ne ia kemi borxh ton jetën. Do varre i kanë ndreqë, do s’i kanë ndreqë. Qeveritë e deritashme na kanë premtuar e na kanë rrejtë çdo ditë, po i citoj fjalët që i ke thënë, “ju edhe në tendera të dëshmorëve vidhni, sepse jeni hajna klasik tipik”. Disa varre janë të gurit, disa janë kështu qysh janë”, ka deklaruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!