×
  • Lajme
  • Lajme

    Vëllai i ish-deputetit të Kosovës thotë se do t’ia japë veshkën presidentit Thaçi

    Reporteri
    22 Prill 2020 | 20:05

    Pas lajmit se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, u dërgua për trajtimit mjekësor në Klinikën Urologjike të QKUK-së, për një shqetësim me veshkë dy qytetarë e kanë ofruar vullnetarisht veshkën e tyre në rast se i nevojitet presidentit.


    Por si duket presidentit Thaçi nuk i ndalen donatorët.

    Sot gatishmërinë për të ia dhuruar veshkën Presidentit Thaçi, e ka deklaruar edhe Hasan Beqa, veterani i UÇK-së, dhe vëlla i ish deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa, shkruan Telegrami sot.

    “Definitivisht ky te shtin me e dasht me zor. Prej sot edhe une jam vullnetar me e jep nje veshke nese presidenti ka nevojë”, ka shkruar ai në Facebook.

    https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1133541376980144&id=100009728763761

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!