Vëllai i Oliver Ivanoviçit, Mirosllav Ivanoviç, ka deklaruar se nuk ka interesim nga organet gjegjëse për zbardhjen e vrasjes së Oliverit.
Ivanoviç thotë se e gjithë historia rreth vrasjes është komplekse, por thekson se padyshim që ka një interes të veçantë për të mos sqaruar vrasjen, dhe në gjithë këtë, shton ai, ishte edhe motivimi i njerëzve të caktuar që ta heqin atë nga skena politike.
Mirosllav Ivanoviç, thekson se ndjehet i dëshpruar për shkak se kanë kaluar afro 1000 mijë ditë dhe ende nuk ka ndodhur asgjë në zbardhjen e këtij rasti.
“Në një mijë ditë, pavarësisht nga kompleksiteti i punës, unë jam plotësisht i bindur, në fund të fundit edhe i di disa nga këto procedura që jepen dhe duhet të kryhen, është e qartë për mua që e gjithë kjo mund të ishte bërë shumë më shpejt dhe më me efikasitet dhe kështu të arrihet si te autorët, ashtu edhe urdhërdhënësit, si dhe të gjithë ata që në çfarëdo mënyre ndihmuan në ekzekutimin e asaj vepre”, pretendon Ivanoviq.
Ndryshe, Ivanovic u vra pas shpinës teksa shkonte në zyrën e tij në Mitrovicën Veriore. Si të dyshuar për përfshirje në vrasjen e tij, janë arrestuar disa persona, madje edhe policë./Reporteri.net