×
  • Lajme
  • Lajme

    Vëllai i Lutfi Hazirit tallet pak me Vjosa Osmanin

    Reporteri
    13 Tetor 2019 | 21:35

    Amir Haziri, vëllai i nënkryetarit të LDK-së, Lufti Haziri, ka provuar të bëjë humor në llogari të kandidates së LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmanit dhe tentimit të Lëvizjes Vetëvendosje për ta formuar një qeveri me LDK’në, pasi i fituan zgjedhjet, sipas rezultateve preliminare.


    Haziri në profilin e tij në Facebook ka shkruar se kur LVV shkon të LDK’ja për të biseduar rreth një koalicioni të mundshëm, Vjosa Osmani i thotë se nuk janë burrat e partisë aty e s’mund të flasë.

    “Sa herë të shkojnë kta të VV-së te LDK-ja me folë për koalicion, po del Vjosa e po u thotë hajdeni më vonë se nuk janë burrat në shpi”, thuhet në postimin e Amir Hazirit në Facebook, transmeton Express.

    Për këtë postim, duke se Haziri është penduar, pasi menjëherë e ka fshirë nga profili i tij.

    Ndryshe, pas përfundimit të zgjedhjeve me 6 tetor, ku Lëvizja Vetvëendosje doli fituese me më pak se një për qind më shumë se LDK’ja, kanë filluar negociatat mes dy partive.

    Të enjtën janë takuar Albin Kurti e Besnik Bislimi nga VV’ja me Isa Mustafën dhe Vjosa Osmanin e LDK-së.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!