Fahri Balaj, vëllai i Mon Balajt, aktivistit të Vetëvendosjes, të vrarë në protestat e vitit 2007 ka dënuar deklaratat mbi UÇK-në të këshilltarit politik të kryeministrit Albin Kurti.
Ai në emër të degës së OVL-së në Besianë ka kërkuar nga kryeministrit Kurti që ta shkarkojë Shkëlzen Gashin.
Madje, ai këtë thirrje Kurtit ia ka bërë jo vetëm si kryeministër, por edhe si mik të shtëpisë, shkruan Reporteri.
Reagimi i plotë:
Reagim!
Ne emer te deges se OVL-se ne Besianë,reagoj ndaj deklarates te pamatur te Shkelzen Gashit.
Ne, veteranet e UÇK-se, duam t’i bejme me dije, jo vetem Gashit, por dhe te gjithe atyre qe mendojne si ky, se lufta jonë ka qene çlirimtare dhe e drejtë.
Andaj, ne emer te bashkeluftetareve dhe ne emrin tim dhe te familjes sime, i beje thirreje kryministrit Albin Kurtit, njeherazi mik i shtepise sone, qe ta shkarkoje keshilltarin e tij, Shkelzen Gashin.
Fahriu
Miqesisht,
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.