×
  • Lajme
  • Lajme

    Vëllai i Xhafer Tahirit, del në mbështetje të Vjosa Osmanit, e kundër LDK’së

    Reporteri
    01 Maj 2020 | 22:41

    ‘Lukunia e pleqve’ të etur për pozita, i konsideron veprimet e LDK-së për krijimin e Qeverisë së re, vëllai i kryetari të Vushtrisë, Xhafer Tahiri, Ahmet Tahiri.


    Përmes një statusi në facebook, vëllai i zyrtarit të LDK-së, i ka dalë përkrah kryeparlamentares Vjosa Osmani, e cila po ashtu vjen nga kjo pari.

    “Vjosa Osmani mbetet ndër zërat e rrallë me integritet në LDK. Përpos që e përfaqësoi votën e tyre, ajo edhe e mbrojti atë nga “lukunia e pleqve” të etur për pozita. Sot Kushtetuesja, ligjërisht, nuk tha asgjë më shumë sesa që kishte paralajmëruar ajo”, shkruan ai.

    Tutje, Tahiri ka edhe disa fjalë për shefin e partisë së vëllait të tij, shkruan Reporteri.net.

    “Isa Mustafa jo vetëm që dështoi, por edhe u demaskua keq. Ai ra kokë e këmbë në lojën e Hashim Thaçit”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!