×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendi ku dikur lulëzonte krimi sot është gërmadhë – Pamje nga Karaçeva

    Reporteri
    19 Shtator 2020 | 17:26

    Pas aksionit të mbrëmshem të Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenices ku u arrestuan 33 persona, 10 prej të cilëve pjesëtarë të Policisë së Kosovës, vendi është shndërruar në gërmadha.


    Një ditë pas në vendin ku për një kohë të gjate lulëzoi krimi i organizuar sot kanë mbetur vetëm rrënojat.

    Objektet e kazinove mbrëmë janë shkatërruar me eskavatorë.

     

    Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se operacioni i mbrëmshëm në Karaçevë ka filluar si rezultat i një hetimi gati njëvjeçar të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Gjilan, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme, përfshirë bixhozin e paligjshëm, trafikimin me njerëz, trafikimin me armë, trafikimin me narkotikë, kontrabandimin e mallrave dhe aktivitete tjera kriminale.

    Gazeta Online “Reporteri.net” iu sjellë pamje një ditë pas aksionit të Policisë.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!