×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, PDK thërret konferencë të jashtëzakonshme për media

    Reporteri
    01 Maj 2020 | 20:53

    Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar mbajtjen e një konference për media, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që përkohësisht ta pezullojë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për ta mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër.


    Gjykata Kushtetuese sot po ashtu e ka shqyrtuar lëndën e Uran Ismailit nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur me katër vendime të Ministrisë së Shëndetësisë. Kushtetuesja dy prej tyre i ka shpallur të vlefshme dhe dy të tjera të pavlefshme.

    “PDK mban sonte konferencë të jashtëzakonshme për media ora 21:15″.

    “Partia Demokratike e Kosovës, mban sonte (e premte) 1 maj 2020, Konferencë të jashtëzakonshme për media. Vendi: Selia e PDK Koha: 21:15 Jeni të mirëseardhur!”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!