×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendimi i PZAP-së mund të shqyrtohet nga Supremja para se KQZ-ja ta ekzekutojë

    Reporteri
    11 Nëntor 2019 | 15:35

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesat e paraqitura në këtë institucion në rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja më 7 nëntor.


    Këto vendime kanë të bëjnë me përjashtim nga rezultati të një pjesë të fletëvotimeve dhe për rinumërimin e 1472 vendvotimeve.

    Sipas zëdhënësit të KQZ-së Valmir Elezi, palët e pakënaqura me vendimin mund të ankohen në Supreme. Kjo, nënkupton se Lista Serbe mund të paraqesë ankesë ndaj vendimit të PZAP-së që kërkon largimin nga rezultati zgjedhor të disa votave të ardhura me postë nga Serbia.

    “Në këto vendime ka këshillë juridike që lejon ankesën kundër këtyre vendimeve në Gjykatën Supreme. Prandaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i obliguar të respektojë këtë afat ligjor para se të procedojë më tutje”, tregon Elezi për Reporteri.net.

    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë ashtu siç ka bërë deri më tani, pra në përputhje me vendimet që e obligojnë KQZ-në”, shton ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!