×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendimi për pronat e Manastrit të Deçanit, Gashi: Mashtrimeve të Kurtit me kauza të rrejshme po ju vjen fundi

    Reporteri
    13 Mars 2024 | 13:31

    Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Agjencioni Kadastral që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit.

    Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, në paraditen e 13 marsit, kryeministri ka thënë se kjo është bërë për shkak se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që kërkon transferimin e 24 hektarëve tokë te Manastiri i Deçanit, do të ishte vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjatë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni, që do të mbahet në prill.

    Pas këtij vendimi ka reaguar Arben Gashi, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    “Mashtrimeve të Albin Kurtit me kauza të rrejshme tashmë po ju vjen fundi”, ka shkruar shkurt Gashi.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar sot në Mbledhje të Qeverisë së Kosovës se i ka ka kërkuar Agjencisë Kadastrale ta regjistrojë pronën Manastirit të Deçanit sipas aktgjykimit të vitit 2016, të Gjykatës Kushtetuese.

    Kreu i ekzekutivit në Mbledhjen e Qeverisë bëri të ditur se Kosovës i është bërë e qartë që të zgjedhin mes dy opsioneve, të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të ecur përpara drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës këtë vit, apo të hiqet dorë nga çështja e Kosovës nga agjenda e anëtarësimit.

    “Pas një procesi masiv të takimeve, vizitave e të komunikimeve na është bërë e qartë se nga shumë kushte që kemi pasur për anëtarësim në Këshill të Evropës, disa janë konstatuar që janë plotësuar e disa janë listuar si çështje jo urgjente. Por, njëri mbetet dhe nuk do të hiqet. Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen që lidhet me Manastirin e Deçanit. Qeverisë i është bërë e qartë nga komiteti i Asamblesë Parlamentare, nga grupet politike kryesore në Asamble Parlamentare që përfaqësojnë parlamentet e shteteve anëtare, nga shtetet e QUINT-it që duhet të zgjedhim mes dy opsioneve: Të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e të na mundësohet ecja tutje, me qëllim anëtarësimin në Këshill të Evropës këtë vit, apo heqjen e çështjes së Kosovës nga agjenda e anëtarësimit, rrjedhimisht heqjen dorë nga një qëllim demokratik e shtetndërtues”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë./Reporteri.net/

    Kurti njofton se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale ta regjistrojë pronën Manastirit të Deçanit, sipas aktgjykimit të Kushtetueses

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!