Qeveria e Kosovës ka votuar sot pro propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për subvencionimin e policës kufitare për mërgimtarët të parapara në Pakon e Ringjalljes Ekonomike.
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se mbështetja për këtë pikë do të jetë pesë milionë euro.
“Me këtë vendim Qeveria e Kosovës ndan pesë milionë euro për subvencionimin e policës kufitare e cila vlen deri më 31 dhjetor 2021. Subvencioni bëhet për të gjithë mërgimtarët që hyjnë fizikisht përmes ndonjërës nga pikat kufitare dhe polica subvencionohet nga Qeveria dhe ka vlefshmëri një muaj”, ka thënë Murati.
Ky propozim i MF-së ka kaluar në mbledhjen e sotshme të qeverisë, pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.